Alvaro Morata është sërish në qendër të kronikës rozë dhe këtë herë jo për ndarjen nga ish-bashkëshortja, Aliçe Kampelo.

Së fundmi sulmuesi i Milanit është përmendur në një rrëfim “të zjarrtë” nga ish e dashura e tij. Ajo është Karla Barber, doktoreshë e specializuar në mjekësinë estetike.

E ftuar në një “podkast” spanjoll, Barber është pyetur se kë do të vriste, me kë do të martohej dhe më kë do të shkonte në krevat nga ish të dashurit e saj: Diego Matamoros, Alvaro Morata dhe Karlos Rubi.

“Do të vrisja Diego Matamorosin, do të martohesha me Karlos Rubin dhe do të shkoja në krevat me Alvaro Maratën”, u përgjigj Karla Barber.