Seanca plenare në Kuvend po vijon me interpelancën e kërkuar nga deputeti opozitar Agron Shehaj me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, për skandalin e Onkologjikut.
Shehaj fillimisht mori fjalën duke akuzuar ministren dhe mazhorancën për mungesën e ilaçeve. Deputet solli në Kuvend denoncimin e një qytetari, i cili kishte humbur djalin tek Onkologjikun.
Më tej Shehaj u shpreh se: Dua ti përgjigjeni pyetjeve të qytetarëve.
Ndërsa ministrja Koçiu theksoi se deputeti po e përdor fatkeqësinë e dikujt për kredon e tij politike.
‘Ju merrni fatkeqësinë e një prindi dhe e sillni këtu. Nuk do jap shpjegime këtu. Ti në cilësinë e deputetit do kishe ndjesi të forta qytetarët për të ndihmuar qytetarët do bëje mirë ti bije derës sime, por merresh me mesazhe në rrjete sociale. Turp për ju, sepse nuk besoj se me këtë narrativë do merrje ndonjë votë. Sa i përket Onkologjikut. Prokuroria e Tiranës dhe SPAK po e hetojnë këtë dosje shumë të rëndësishme’, tha ministrja.
Ministrja shtoi se lista e barnave të rimbursueshme është më e pasuruar se kurrë.