Mbyllet një tjetër fundjavë kampionatesh dhe ndeshjesh kupe ku futbollistët shqiptarë kanë qenë protagonist me gola dhe jo vetëm, në sukseset e klubeve të tyre. Kështu Nedim Bajrami është shndërruar në një lider tek Rejnxhërs në Skoci. Mesfushori kuqezi ka rezultuar një blerje efikase dhe është përshtatur shumë mirë në këtë kampionat duke shënuar tashmë ndeshje pas ndeshjeje. Në fundjavën që sapo u mbyll Bajrami shënoi një gol me mjaft peshë në gjysmëfinalen e Kupës së Ligës, pasi pati vlerën e përmbysjes kundër Madhëruellit dhe si rrjedhojë I dha shansin skuadrës së tij të kualifikohet në finale ku I pret kundërshtari I tyre historic, Sëlltiku. Në Turqi, Ernest Muçi ka shënuar sërish për Beshiktash. Në një sezon me trajnerin e ri Van Bronkhost, sulmuesi i Kombëtares shqiptare nuk e filloi mirë duke marrë pak minuta, por dalngadalë arriti ta rifitojë vendin në formacion me golat e tij vendimtarë. Edhe në këtë fundjaë Muçi tundi rrjetën në sekondat e fundit të pjesës së parë, ndërsa Beshiktash përballej me Kasimpashan. Goli I tij në fund rezultoi si një statisticë personale pasi Beshiktashi u mund, 1-3.

Ndërkohë Myrto Uzuni rikthehet të jetë ai I dy viteve më parë në kampionatin spanjoll, ku sërish në La Liga 2 është sulmuesi në garë edhe për këpucën e artë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare është lojtari i momentit me Granadan, pasi ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar një tjetër. Ai tashmë është vetëm 3 gola larg barazimit të rekordit, si golashënuesi më i mirë në historinë e Granadës. Rekord që mbahet aktualisht nga marokeni Jusef El Arabi me 44 gola.

Kristian Shpendi vazhdon të jetë vendimtar për Çezenën ku ka shënuar sërish. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi tundi rrjetën e Sudtirol, ndërsa sfida u mbyll 1 me 0. Gol vendimtar që pati vlerën e 3 pikëve për javën e 12-të të Seria B. Me këto tre pikë, Çezena renditet mban aktualisht vendin e katërt. Shpendi kryeson renditen e golashënuesve në Seria B. Deri tani ka shënuar 7 herë duke kontribuar drejtpërdrejt në sukeset e skuadrës. Berat Gjimshiti ishte një nga protagonistët e fitores së rëndësishme të Atalantës në transfertën ndaj Napolit. Bergamaskët fituan me shifrat 3-0 dhe dhanë një provë të forcës së tyre ndaj kryesuesve të Serisë A. Duket se mbrojtësi shqiptar ka gjetur edhe mënyrën se si të festojë këtë arritje. Pas ndeshjes, para se skuadra të nisej përsëri drejt Bergamos, ai është filmuar duke takuar një mik i cili i ka sjellë disa ëmbëlsira tipike napolitane dhe mocarelën e famshme të këtij qyteti, për ta marrë me vete. Qendërmbrojtësit jetër kuqezi Marash Kumbulla, pësoi një dëmtim në ndeshjen e kësaj jave ku Espanjoli i tij përballej në derbin e Katalonjës me Barcelonën. Mbrojtësi shqiptar la fushën e lojës para fundit të pjesës së parë, për shkak të problemeve muskulore.