Me foton e Martinit në dorë, edhe shokët e 14 vjeçarit iu bashkuan marshimit protestë që vijon drejt Ministrisë së Arsimit.

Një shok i klasës së Martinit teksa marshon tregon për mikrofonin e gazetarit të Report Tv, Sokol Dema të hënën, ditën kur dhe ndodhi vrasja ai i kishte treguar për sherrin që kishte me autorin. Shenjë që 14 vjeçari ka qenë i shqetësuar.

“ E kisha shok klase. Ishte djalë i urtë. Nuk merrej me sherre. Më tha vetëm një herë që ishte zënë me atë por gjë tjetër nuk më ka thënë. Më tregoi të hënën” tha ai.

A mendon se mund të ishte parandaluar?

“Nuk kam përgjigje”

Djali thotë se frika ekziston dhe pranon se rrjetet sociale janë të rrezikshme./Shqiptarja