Pastroi Paulin Vilajet ishte i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live”, ku ka folur në lidhje me vrasjen tragjikë të 14-vjeçarit Martin Cani.
Ai nuk i ka mbajtur dot lotët dhe ëhstë shfaqur tepër i prekur, teksa tha se tragjedia është shumë më e madhe se sa thjesht vrasja e një fmëije 14-vjeçar. Ndër të tjera, ai tha se shoqëria jonë ka rënë.
“Ngushëllime familjes njëherë. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për vrasjen e një fëmije 14 vjeç. Trashëgimia një njeriu në këtë botë u fik, suksesi i këtij fëmije që prindërit e vet ta shikonin u zhduk, prindërit e vet nuk do arrijnë ta shohin këtë djalë në altar me nusen. Nuk do arrijnë të mbajnë në dorë nipat dhe mbesat, është një humbje shumë e madhe. Nëse shoqëria shqiptare e sheh vetëm si vrasjën e një 14-vjeçari, nuk është vetëm kaq. Tragjedia është shumë më e madhe. Ndjej një dhimbje të jashtëzakonshme. Më duket se shoqëria jonë ka rënë. Nuk mund të lejojmë të na drejtojnë fëmijët dhe adoleshentët. Nëse mendojmë se mund ta zgjidhim duke mbyllur një ‘Tik Tok’ dhe një ‘Snapchat’, ne nuk do ju hedhim thikat nga xhepi dhe armët nga brezi këtyre fëmijëve.