olicia ka sjell njoftim zyrtar për shpërthimin në lagjen Don Bosko. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në oborrin e një banese në ndërtim. Ndërkohë që nga shpërthimi janë thyer xhamat e një banese tjetër private në katin e tretë. Ndërkohë që sipas policisë shpërthimi ishte i ngjashëm me lëndët plasëse ose piroteknike.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 06.11.2024, rreth orës 19:50, në rrugën “Robert Naci”, në oborrin e një banese në ndërtim në pronësi të shtetasit A. B. është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë janë thyer xhamat e katit të 3-të të një banese tjetër private. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.