Pas zhvillimeve të fundit në veri të vendit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim, ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe ambasadorin e BE-së. Gjatë takimit është diskutuar në lidhje me sulmin e mbrëmshëm në Ibër-Lepenc.

Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani gjatë takimit ka theksuar se sulmi i mbrëmshëm synon destabilizimin e Kosovës dhe të të gjithë rajonit.

“Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani theksoi sulmet sikurse ky i fundit synojnë jo vetëm destabilizimin e Kosovës, por paraqesin rrezik serioz për stabilitetin e gjithë rajonit”, ka njoftuar Presidenca.

Gjithashtu, është diskutuar edhe për reagimin e institucioneve përgjegjëse karshi kësaj situate. Sakaq, Osmani i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëytare që ta dënojnë këtë sulm, teksa ritheksoi se parandalimi i sulmeve të tilla në të ardhmen duhet të jetë fokusi kryesor.

“Presidentja Osmani i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta dënojë këtë sulm terrorist dhe të qëndrojë e bashkuar kundër çdo përpjekjeje për të minuar paqen dhe sigurinë në Kosovë. Po ashtu, ajo ritheksoi se parandalimi i sulmeve të tilla në të ardhmen duhet të jetë fokusi kryesor. Në vazhdim të ditës, Pres