Nations League mbrëmjen e djeshme mbylli raundin e 6 të sfidave dhe tashmë janë mësuar edhe skuadrat që kanë siguruar vendin e parë, ato që do të luajnë “Play-Off” dhe “Play Out” dhe ekipet që kanë rënë një ligë më poshtë.

Por gjithashtu pas mbrëmjes së djeshme janë mësuar edhe ndarja e ekipeve në vazo për Botërorin 2026. Kështu Kombëtarja shqiptare ndodhet në vazon e 3-të. Një ligë më poshtë, por në të njëjtën vazo, dhe në shortin e Botërorit nuk ndryshon shumë, por gjithësesi, të parët në elimintoret e Europianit dhe të fundit tek ndeshjet e Ligës së Komebeve, jnë luhatje të mëdha.

“Pësuam në minutën e katërt dhe të nëntë. Paguam një çmim të lartë për dy gabimet që bëm, ky është një nivel shumë i lartë. Ne një vit më parë kemi marrë vendin e parë në kualifikueset e Europianit, kemi bërë të gjithë mirë. Tani jemi në vendin e katërt dhe nuk kemi bërë mirë, as unë e as lojtarët. Pjesa e dytë nuk ishte e vërtetë, ata u tërhoqën shumë, kishin dy gola avantazhi ndaj nesh dhe ne morëm kontrollin e lojës, por na duhet më tepër ekuilibër,” – deklaroi Sylvinho.

Sa i përket shanseve për shortin e Botërorit që do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih gjasat janë të kemi të njëjtit kundështarë sërish si Çekia, Ukraina, ndoshta edhe Serbia.