Agjentët e Zyrës Kombëtare të Policisë për Shtypjen e Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar “trokitën” mëgjesin e sotëm në derën e ministrit të Shëndetësisë Vili Berosh. Zyrtari i lartë është vendosur në pranga, por nuk është i vetmi. Në hetim dhe të akuzuar bashkë me të janë edhe 8 persona të tjerë, mes tyre edhe mjekë dhe drejtues të spitaleve, por edhe shoqëri tregtarë që kanë aplikuar për të marrë tendera. Nga ajo që bëhet me dije deri më tani, zbulohet se kontrolli në shtëpinë e Beroshit, i cili ka nisur rreth orës 7 të mëngjesit të sotëm dhe ende është ende në vazhdim.
Avokati i Beroshit ka dhënë një deklaratë të shkurtër para shtëpisë ku po kryen kontrollet dhe konfirmoi se Berosh ishte ende brenda banesës së tij.
“Ju e dini se unë nuk mund të komentoj hetimet që janë ende duke vijuar. Por mund të them se zoti Berosh mohon plotësisht çdo përgjegjësi penale të ngritur ndaj tij,”-tha ai.
Sipas mediave kroate, kaa dyshime se ministri, së bashku me disa mjekë të tjerë kanë blerë disa pajisje me fatura të fryra për spitalin “KB Sisters of Mercy” dh enë spitalin e Splitit. Sipas mediave vendase, ministri Vili Berosh dhe dy “persona juridikë” (shoqëri) kanë kryer vepra penale të marrjes dhe dhënies së ryshfetit, shpërdorim të pozitës zyrtare dhe kanë bërë pastrim parash. 8 të dyshuarit, akuzohen pra se kanë abuzuar me një tender me vlerë 4.8 milionë euro, i cili financohet me mjete nga buxheti i Bashkimit Evropian.
Pavarësisht ryshfetit që iu ofrua përgjegjësit në spital, tenderi u anulua përfundimisht. Tenderi i kontestuar është shpallur në fund të marsit të këtij viti, ndërsa është anuluar më 16 maj. Në shpjegim thuhet se askush nuk ka aplikuar për tender.
Por një “pasqyrë” më të qartë të akuzës e ka dhënë Prokuroria Publike Evropiane (EPPO) në Zagreb. Sipas njoftimit zyrtar ka nisur një hetim kundër tetë personave, përfshirë ministrin e Shëndetësisë Vili Berosh, si dhe ndaj personave përgjegjës të dy institucioneve spitalore të Zagrebit dhe dy shoqërive tregtare.
Ekziston dyshimi i bazuar se, në periudhën nga qershori 2022 deri në nëntor 2024, biznesmeni kontrovers Hrvoje Petraç ka dhënë 75 mijë euro ryfshet tek ministri i Shëndetësisë. Biznesmeni cilësohet si kontrovers pasi në Kroaci ka dyshime të forta se ai ka lidhje edhe me krimin. Por edhe pse akuzohet ende nuk është vendosur në pranga pasi nuk ndodhet aktualisht në Kroaci. Gazeta “Index” zbulon se duheshin blerë pajisje për spitalet në Vinogradska, Klaićeva dhe KBC Osijek. Fondi i dhënë nga Bashkimi Europian ishte 4.8 mln euro. Kështu që Petraç pagoi ryshfet që një nga kompanitë e tij të përfshiheshin për shitjen e pajisjeve që duheshin për në spital. Por sigurisht…me shifra më të fryra sesa çmimi aktual i këtyre pajisjeve. Në këmbim të dhënies së tenderit, biznesmeni do t’i jepte para ministrit.
Ekziston dyshimi i bazuar se të dyshuarit së paku në 4 raste kanë ndërmarrë veprime për të siguruar vendosjen e pajisjeve robotike mjekësore të kompanisë së Petraç. Në rastin e Qendrës Spitalore Klinike të Splitit, prokurimi në kuadër të projektit “Prokurimi i sistemeve për kirurgji robotike”, me vlerë 4,850,000.00 euro dhe financuar plotësisht nga buxheti i Bashkimit Evropian, nuk i është dhënë kompanisë që ishte paracaktuar, pavarësisht se përgjegjësit brenda spitalit i ishte ofruar ryshfet. Ka qenë pikërisht ky person që ka refuzuar paratë por sërish tenderi është dhënë pasi ishte paracaktuar me urdhër të ministrit. Në tre rastet e tjera do të bliheshin mikroskopë. Në letrat që ka përpiluar Ministria e Shëndetësisë shkruhej se këto mjete pune i kishte në Kroaci vetëm kompania e Petraç. Ndryshe nga spitali i parë, në tre të tjerët, përgjegjësit për tenderat kanë bashkëpunuar. Por ndryshe nga rasti i parë, mikroskopët u blenë për një çmim të pajustifikuar me 619,582,64 euro, kësaj here me paratë e buxhetit të shtetit.
Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, kryeministri Andrej Plenkoviç ka marrë menjëherë masa duke e shkarkuar ministrin Vili Berosh. Në një konferencë për shtyp, kryeministri u shpreh se ishte i tmerruar nga veprimet e të besuarit të tij.
“Siç e dini, ish-ministri Vili Berosh dhe dy persona të tjerë janë arrestuar mëngjesin e sotëm, në kuadër të aksionit të USKOK-ut, për të cilin jam informuar nga Prokurori i Përgjithshëm i Shtetit. Nuk jam i njohur me detajet. Ajo që është e dukshme, bëhet fjalë për vepra penale korruptive. Ajo që dua të them në emër të Qeverisë është që organet përgjegjëse duhet të hetojnë gjithçka. Si kryeministër, personalisht jam i tmerruar nga ideja se kushdo në sistemin e kujdesit shëndetësor përdor pozicionin e tij ose për pasurim personal ose për favorizimin e dikujt tjetër. Është një departament veçanërisht i ndjeshëm dhe një temë e ndjeshme. Ministri Berosh ka fituar besimin tim dhe të qytetarëve që të kujdesemi për shëndetin dhe të menaxhojmë burimet në mënyrë të ligjshme, në mënyrë që të gjithë pacientëve t’u ofrohen shërbimet më të mira. As atij dhe askujt tjetër nuk i është dhënë mandat për të abuzuar me sistemin dhe për të kryer vepra kriminale. E shkarkova ministrin Berosh, sapo mora vesh sot në mëngjes se për çfarë krimesh dyshohet. Ky është një akt tradhëtie ndaj besimit që i kam dhënë,”-tha ai në fjalën e tij.
Tashmë në post është caktuar Irena Hrstiç si sekretare e shtetit që menaxhon Ministrinë e Shëndetësisë. Ajo do të mbajë përkohësisht postin deri në zgjedhjen e ministrit të ri.
DETAJET E PROKURORISË