Teksa Shqipëria e Kosova janë bashkuar ditën e sotme për të festuar ditën e Flamurit, duket se në Serbi nuk mund të qëndronin të qetë e thjesht të “bënin sehir”.

Një nga shumë grupet e rrezikshme serbe “Koridor”, i njohur për shpërndarje të propagandës dhe videove e lajmeve nacionaliste serbe ka provokuar rëndë në këtë ditë kaq të rëndësishme.

Këtë herë aty, janë shfaqur disa video nga veriu i Kosovës, ku disa të rinj të maskuar, kanë djegur vargun e flamujve të Kosovës dhe Shqipërisë. Këtë ata e kanë bërë mëngjesin e hershëm të ditës së sotme, pikërisht në ditën kur shqiptarët festojnë përvjetorin e Pavarësisë, ditën e Flamurit.

“Mirëmëngjesi, duhet të jetë mirë kur e shihni këtë, apo jo?”, shkruan në përshkrimin e videove të shumta të momentit kur serbët djegin flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë që ishin të lidhur me njëri-tjetrin.