Ky rast po konsiderohet si skandali më i madh i abuzimit seksual në historinë e Norvegjisë.

Arne Bye, një ish-gjinekolog, është akuzuar për sulm seksual ndaj 87 grave, të moshës 14 deri në 67 vjeç, dhe filmimin e incidenteve si në klinikën e tij ashtu edhe në shtëpitë e tyre.

Viktima më e re e supozuar ishte 15 vjeç, ndërsa më e vjetra ishte 67 në kohën e sulmit. Bye ka pranuar tre akuza për përdhunim dhe 35 raste të abuzimit me pozitën e tij, raportoi The Sun.

Nëse shpallet fajtor, ai do të përballet me 21 vite burg.

Akuzat ndaj 55-vjeçarit kanë nxjerrë në pah detaje shqetësuese të krimeve të tij.

Në lidhje me ngjarjen tronditëse policia ka sekuestruar më shumë se 6000 orë filmime, shumica e të cilave janë të ekzaminimeve gjinekologjike të regjistruara pa dijeninë e pacientëve.

Sipas aktakuzës, Bye dyshohet se ka përdorur objekte të tilla si një “deodorant”, një “shishe” dhe një objekt cilindrik të paspecifikuar gjatë këtyre ekzaminimeve, pa arsyetim mjekësor.