Formacioni fitues nuk ndryshon! Sot në mbrëmje gjithë vëmendja është në Arenën Kombëtare aty ku Shqipëria do të përballet me Republikën Ceke. Edhe në këtë takim, trajneri Silvinjo nuk do të bëjë eksperimente duke i qëndruar besnik skemës së tij të preferuar 4-2-3-1. Porta është e sigurt me gardianin Thomas Strakosha.

Mbrojtja nga krahët do të ketë Mario Mitaj në të majtë dhe Ivan Balliu në të djathtë ndërsa qëndra me Ismajlin dhe Ajetin. Në mesfushë Asllani Ramadani dhe para tyre Qazim Laci. Ndërkohë pak më të avancuar janë Asanin dhe Bajrami që do të ndihmojnë majën e sulmit Indrit Tuci. Për fatin e mirë tekniku Silvinjo, pas seancës së fundit stërvitore, grupi ishte i plotë dhe pa probleme.

Me një stadium me kapacitet të plotë, qëllimi është një dhe i vetëm të marrin 6 pikë të plota në dy ndeshjet e fundit në grup për të arritur objektivin e vendit të parë. Takimi do të luhet të shtunën në mbrëmje duke nisur prej orës 20:45.