Juristi Kreshnik Spahiu komenton rezultatet e sondazhit në Report Tv sa i takon aksionit të mosbindjes civile të PD, ku 73.5% e të anketuarve e quajnë dështim, ndërsa 7.2% sukses.

Spahiu thotë në emisionin ‘Frontline’ se dy protestat e mosbindjes civile, ishin më të voglat e historisë PD nga viti 1990.

“Në një aspekt mosbindja civile i ka arritur disa qëllime, por që janë të padeklaruara. Berisha ka mundur të zërë 60-70% të hapësirës mediatike, ka mundur të spostojë rivalët e vet brenda llojit ti lërë në hije dhe të marrë protagonizmin e opozitarizmit.

Ka mundur të imponohet nëpër tryeza me deputetë dhe të kthehet në qendër centrifugale që gjithë këta deputetë të zihen dhe të jenë sa më radikale që të futen në lista.

Protesta më të vogla se këto dy të fundit, janë më të vogla në histori. Nuk ka se si të mos ishte zhgënjimi i vetë demokratëve që të shkojnë në shifrat 17 apo 18%”, tha Spahiu në Report Tv