Juristi Kreshnik Spahiu komenton në Report Tv incidentin me gazetarët shqiptarë, të cilët u mbajtën për rreth 3 orë në kufi nga pala greke, ndërsa ishin nisur drejt Selanikut për të ndjekur takimin e kryeministrit Rama me shqiptarët.
Spahiu tha se është e turpshme se si opozita shqiptare nuk pati një reagim mbi këtë incident duke mbajtur krahun e Greqisë dhe jo të gazetarëve shqiptarë.
“Pse opozita shqiptare dhe Berisha s’kanë dalë me një deklaratë për të mbrojtur gazetarët që u bllokuan në kufi. Opozita që proteston me mosbindje për shumë problematika hesht kur ka shkelje të të drejtave të njeriut në raport me Greqinë. Opozita mbajti krahun e Greqisë dhe jo gazetarëve të Shqipërisë”, tha Spahiu.