Juristi Kreshnik Spahiu komentoi sekuestrimin e dy vilave të Monika Kryemadhit në ‘Kodrën e Diellit’ në Tiranë në vijim të hetimit pasuror ndaj saj dhe Ilir Metës.
Spahiu tha në ‘Studio Live’ në Report TV se Meta dhe Kryemadhi duhet të ishin larguar nga politika pas 21 janarit 2011.
”Edhe në deklaratat e tij e pranon se janë bërë këto veprime, por thotë se nuk ka përgjegjësi, por Monika dhe vjehrra. E pranon dhe rëndon pozitën e ish bashkëshortes. Ilir Meta duhet të ishte larguar nga politika 13 vite më parë.
Pas 21 janarit të dy me Kryemadhin duhet të ishin larguar nga skena politike,. Qëndrimi në politikë ishte delir, ose për tu mbrojtur, për imunitet që ia garantoi Berisha dhe Rama për të qenë në pozitat më të larta.
Nëse do ishte larguar në 21 janar, nuk do ishin tashmë një varg çështjesh penale. Moralisht dhe psikikisht situata e tij ka dalë jashtë kontrollit. Rekomandimi më miqësor do ishte të heshtte, vetëm ashtu do ndihmonte veten”, tha Spahiu.