Juristi Kreshnik Spahiu i ftuar në Report Tv komentoi takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Selanik. Saphiu thotë se Rama, është i pari kryeministër në 80 vite që shkon të takojë diasporën në çdo qytet të SHBA dhe BE.

Po ashtu, Spahiu u ndal edhe tek vota e diasporës, për të cilën thotë se u mundësia për herë të parë nga qeveria socialiste.

“Për herë të parë një kryeministër shqiptar shkon në çdo qytet ku jeton diaspora. Dua ta konstatoj këtë fakt, që kemi të bëjmë me fenomenin e parë që se kishim parë në asnjë lloj qeverie, komuniste, demokrate. Këtë se ka bërë as kryeministri Meta, Nano, Berisha, as Mehmet Shehu as Ramiz Alia. Arsyet përse shkon janë nga më të shumtat, Rama i njeh vetes të drejtën e legjitimitet për të shkuar të diaspora se për herë t parë aplikohet drejta për të votuar për qeverisjen në Tiranë. Me hir apo pahir, e vërteta e dytë është që socialistët janë qeverisja e parë që i njeh me ligj emigrantëve të drejtën për të votuar. Është një e drejtë e mohuar e shqiptarëve, kjo po bëhet realitet në zgjedhjet e 2025”, tha Spahiu në Report Tv./Shqiptarja