Lamine Yamal humbi dje ndeshjen kundër Real Sociedad dhe sot mbërriti deklarata e pritur mjekësore nga Barcelona: 17-vjeçari pësoi një dëmtim të vogël në kyçin e këmbës, dhe do të detyrohet të mjekohet për 2-3 javë. Prandaj ai do të mungojë në angazhimet e Spanjës. Raportohet gjithashtu se trajneri De la Fuete i ka telefonuar sulmuesit Bryan Gil të Gironas.
“Pasi shërbimet mjekësore të kombëtares spanjole kanë analizuar raportin e dërguar nga Barcelona, Lamine Yamal do të mungojë në ndeshjet e radhës të kombëtares për shkak të dëmtimit, të cilat Spanja do t’i luajë kundër Danimarkës në Kopenhagë (e premte, 15 nëntor) dhe kundër Zvicrës në Tenerife (e hënë, 18)”, thuhet në komunikatën e federatës iberike.
Ja lista e përditësuar e skuadrës së Luis de la Fuente:
Portierë: David Raya, Álex Remiro, Robert Sánchez.
Mbrojtës: Marc Cucurella, Alejandro Grimaldo, Aymeric Laporte, Pau Torres, Paredes, Dani Vivian, Óscar Mingueza, Pedro Porro.
Mesfushorë: Martín Zubimendi, Marc Casadó, Fabián Ruiz, Pedri, Mikel Merino, Álex Baena, Dani Olmo.
Sulmues: Yeremy Pino, Bryan Gil, Álvaro Morata, Bryan Zaragoza, Mikel Oyarzabal, Omorodion, Nico Williams, Ayoze Perez.