Po zhvillohet këtë të martë Komisioni Hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në Shëndetësi.
Ish-Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj do të dëshmojë në komisionin hetimor për shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.
Kryetarja Albana Vokshi në nisje të mbledhjes kërkoi shtyrjen e afateve mandatit të komisionit. Por lidhur me këtë propozim Plarent Ndreca u shpreh se një gjë e tillë mund të diskutohet edhe më vonë, duke shtuar është me rëndësi që fillimisht të vijojë puna për të intervistuar ish-ministri Beqaj, sipas tij një nga dëshmitarët kyç të objektit të këtij komisioni.
Në korrik të këtij viti Beqaj u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në lidhje me hetimet për abuzimin me fondet e Agjencisë së Menaxhimit të fondeve të Bashkimit Europian.