Ministri i Jashtëm, Igli Hasani theksoi rëndësinë e promovimit të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal. Këto deklarata u bënë gjatë takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Nismës së Evropës Qendrore (CEI), në Tiranë, ku Shqipëria kishte presidencën e radhës në këtë nisëm.

Hasani theksoi se objektivat e kësaj nisme janë të përputhura me angazhimin e Shqipërisë për të kontribuar në një Evropë të paqtë, të fortë dhe të qëndrueshme. Ai shtoi se Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e Ukrainës kundër agresionit rus dhe po punon për të lehtësuar procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Nëse vijojmë punën në kuadër të kësaj nisme theksoj se objektivat janë të përputhura me mandatin e kësaj nisme dhe të qasjes tonë është të nxisim fqinjësinë e mirë dhe bashkëpunimin rajonal dhe të çojmë para një vizion të një Europe të paqtë dhe të fortë dhe të qëndrueshme dhe Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e Ukrainës ndaj agresionit rus. Vizioni rajonal shtrihet përtej sfidave aktuale dhe lehtësimin e procesit të integrimit të BE. Ofrojmë një hapësirë unike për dialog dhe bashkëpunime të ndërsjellët . Një nga iniciativat është hedhja e hapave para të integrimit në BE dhe jemi të palëkundur për t’u bërë pjesë e familjes europaine. Përballë sfidave gjeopolitike, Shqipëria është avokate e fortë për paqe dhe stabilitetit, dënojmë luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe jemi krah partnerëve për të mbështetur Ukrainën. Presidenca shqiptare promovon mbështetje dhe bashkëpunim ndaj Ukrainës”, tha Hasani.

Ministri Hasani theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fusha të tilla si turizmi, ekonomia dhe arsimi, duke shtuar se kjo nisëm ofron një hapësirë unike për dialog dhe përpjekje të përbashkëta për forcimin e lidhjeve mes popujve të rajonit.

“Jemi përqendruar edhe në bashkëpunimin rajonal duke citur bashkëpunime akademike, turizëm, ekonomi dhe lidhjen mes popujve. Kemi punuar për dialogun parlamentar dhe aktivitete që forcojnë këtë bashkëpunim për të ruajtur këtë ritëm në rajon dhe në rrugëtimit në integrimin në BE. CEI është nisëm për të lehtësua bashkëpunimin rajonal, jemi krenar për arritjet tona domethënëse. Ky sukses ka qenë rezultat i përpjekjeve kolektive i të gjithëve ne. Serbia përgatiti të marrë presidencën e radhës dhe Shqipëria mbetet e angazhuar për të kontribuuar për një Europë të begatë të qëndrueshme”, u shpreh ministri.

Ai e përmbylli fjalën e tij duke theksuar angazhimin e Shqipërisë për një Europë të begatë dhe të qëndrueshme, ndërkohë që Serbia përgatitet të marrë presidencën e ardhshme të Nismës së Evropës Qendrore.

/a.r