Afeksion dhe biznes! Kështu duket se mund të përshkruhet marrëdhënia që Marjus Lulaj alias Suel Çela, kreu i grupit që u godit nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Fetahu e mbronte në përballjen me drejtësinë, ndërsa Çela i dilte ‘për zot’ në botën e nëndheshme të krimit, aty ku kishte ngulur rrënjë mjaft forta dhe kështu kishin krijuar një aleancë disa vjeçare.
ZËRI ju sjell një pjesë të bisedave të shkëmbyera mes tyre, ku nuk mungon shprehja e dashurisë dhe mbështetja e madhe për njëri-tjetrin, sidomos në situata të vështira.
Biseda e parë:
Pajtime Fetahu: Ti si je, je mërzitur?
Suel Çela: Pastaj dihet jeta luftë qënka, jo nuk dorëzohem kollaj ti e di.
Pajtime Fetahu: S’ka gjë, prapë ne në majë do dalim.
Suel Çela: Pa diskutim po.
Pajtime Fetahu: Pse mua qysh më di ti.
Suel Çela: Hahahaha.
Pajtime Fetahu: S’dorëzohemi ne.
Biseda e dytë:
Suel Çelaj: Rri e qetë nuk je vetëm.
Pajtime Fetahu: Unë të kam xhan, ti je engjëll mbrojtës.
Suel Çela: Edhe unë, rri super e qetë…
Pajtime Fetahu: Unë të kam ty, ti më ke mua.
Biseda e tretë:
Suel Çela: Mirmbrëma si jeni.
Pajtime Fetah: Mirmbrëma o i bukuri dheut.
Suel Çela: Hahahaha, si te kam.
Pajtime Fetah: Unë ç’ka, kam qenë vetë dhe çunin e kam pasur sëmurë. Ti si je? Nuk më pëlqejnë veprimet qe mora vesh dje.
Suel Çela: Unë s’kam vdek akoma t’i lejoj ata te bëjnë përshesh
Pajtime Fetahu: 90% po e bëjnë përsheshin. Por mos i bjer ne sy qe te informova unë sepse ai dje me tha dhe duket që të kam thënë unë.
Suel Çela: Ta thashë jam gjallë akoma unë