Deputetët e PD, Gazment Bardhi, Dash Sula dhe Albana Vokshi u çuan nga vendi duke bllokuar foltoren e parlamentit, pasi iu ndërpre fjala deputetes Elda Hoti nga kryeparlamentarja Spiropali.
Në seancën e sotme prej 1 orë e 20 minutash po disktuohet për Ilir Beqajn dhe dëshminë e munguar tek komisioni hetimor i shëndetësisë.
Spiropali i kërkoi Hotit t’i përmbahet procedurës dhe rendit të ditës, ndërsa deputetja u çua nga vendi tek foltorja për të protestuar para Spiropalit së bashku me Bardhin dhe Vokshin.