Sërish ka përplasje mes protestuesve tek bashkia e Tiranës.

Siç duket nga pamjet e sjella nga gazetari Sokol Dema, duken eksponentë të PD-së si Edi Paloka apo Belind Këlliçi që shtyjnë policinë dhe përplasen me forcat efektive. Ndërkohë janë afruar dhe autobotat me ujë të cilat janë hedhur drejt protesuesve.

Përplasje me policinë ka pasur edhe në zona të tjera të Tiranës si tek Pallati me Shigjeta apo sheshi Uilson./PAMJET NGA SHQIPTARJA