Vendi i gjuhës shqipe krah gjuhëve të tjera, është pjesë e punës studimore të akademikëve, por shpesh rolin e tyre e marrin të apasionuarit pas gjuhës dhe teorive. Mbi këtë konflikt, gjuhëtari Ardian Vehbiu mbajti një ligjëratë.
Biblioteka Kombëtare po synon të nxisë debatet intelektuale për të imponuar në publik, opinionin shkencor kundrejt atij konsipiracionist, rol që duket se deri tani i ishte lënë medias.
“Kur krahasojmë 10-12 vjet përpara me tani, ka një shterrim të plotë dhe varfërim të debatit”, tha Piro Misha, drejtori i Bibliotekës Kombëtare .
I ftuar të flasë “Rreth krizës së autoritetit në Albanologji”, Ardian Vehbiu, anëtar i Jashtëm i Akademisë së Shkencave, tha me keqardhje se sot specialistët vihen në një rrafsh me kontestuesit.
Unë dhe kolegë të mitë i kemi quajtur turboalbanologë, e kanë drejtuar artilerinë, ndaj autoriteteve metaepistemike, si akademia e shkencave. Shumë njerëzve u kanë bërë përshtypje qëndirmet e tyre lidhur me marrëdheniet e shqipes me gjuhë të tjera”, tha Vehbiu.
Vehbiu i referohet debateve mbi vjetërsinë e shqipes dhe pse publiku shpesh është më i prirur t’u besojë kontestuesve se sa akademikëve. Arsyet mund të jenë disa, zgjidhjet jo dhe aq.
“I mëshojnë tezës se autoritetet, edhe episetime i janë shitur politikës, grupeve të intereësave dhe parasë, dhe jo fare pa të drejtë. Në këtë situatë autoriteteve u bie barra të angazhohen më fort me publikun”, tha Vehbiu.
Të apasionuar pas gjuhës dhe të dhënë pas ideve mbi epërsinë e shqipe ndaj çdo gjuhe, alternativët kontestues, kanë tejkaluar shpesh edhe vetë Çabejn.
“Ka marrë trajtat e një konflikti mes shkencës dhe padijes. Natyrisht Çabej nuk ka si të preket, me mënyrat se si duan ta prekin e ta llangosin ata guerilas”, tha Vehbiu.
Ligjërata mori në shqyrtim rolin e medias në këtë debat, përfshirë atë sociale.