Pas javësh dyshimesh dhe disa thashethemeve për një ndarje të mundshme, Manchester City më në fund mund të marrë frymë lehtësuese: Pep Guardiola ka vendosur të rinovojë kontratën e tij me Sky Blues edhe për një tjetër sezon, plus një opsion fakultativ. Kjo është bërë e ditur nga The Athletic.
Edhe pse ende nuk ka ardhur asnjë konfirmim zyrtar, Guardiola ka vendosur të thotë ‘Po’ dhe do të vazhdojë rrugëtimin e tij, në krye të një klubi të cilin e ka udhëhequr në fitimin e të gjithë trofeve. Tani gjithçka mund të ndryshojë dhe pjesa e parë mund të jetë rinovimi i Erling Haaland.
Guardiola është trajneri më i suksesshëm në historinë e klubit: në tetë sezone ai ka fituar gjashtë Premier League, tre Community Shields, katër Kupa Carabao, dy Kupa FA, një Kupë Botërore për Klube, një Superkupë Evropiane dhe, më e rëndësishmja nga të gjitha, Champions Leaguen e parë në historinë e Cityt.