Tirana ndodhet në një moment kritik në Superiore. Bardheblutë kanë vetëm një fitore në 12 javë kampionat, duke gtumbulluar vetëm 11 pikë.

Aktualisht mbajnë vendin e 7 në renditje dhe rrezikojnë qëndrimin në kategori, pasi në këtë moment fjalë titull nuk diskutohet.
I ftuar në emisionin “Max Sport”, që transmetohet në “Euronews Albania”, ish-futbollisti i kombëtares, Ilirjan Alliu nuk është kursyer aspak ndaj trajnerit të Tiranës, Bledi Shkëmbi.

“Tirana është pasuri kombëtare. Nëse je pasuri kombëtare, kur merr vendime, duhet të kesh përgjegjësinë si të tillë. Kur vendos një drejtues, një trajner, duhet të kesh përgjegjësinë si të jesh pasuri kombëtare. Ke përcaktuar objektivat dhe pyet: “A i shkon ngjyra kafe Tiranës? Nuk i shkon, i shkon bardheblu. A i rri mirë kostumi? Nuk i rri mirë, i shkon bardheblu”. Ka tjetër dell, temperament, karakteristikë”, tha fillimisht Alliu.