Trajneri i Tiranës, Gugash Magani u ndal të fliste për Neës 24, pas barazimit 1-1 ndaj Elbasanit. Ai tha se i pëlqeu karakteri i skuadrës, ndërsa u shpreh se nuk kishte asnjë peng.

“Unë në fakt nuk kam ndonjë peng, ndeshja ishte shumë e vështirë. Ne jemi në pozita jo të mira. Edhe mund të kishim fituar. Besuam deri në fund se mund të fitonim. Më pëlqeu karakteri, nga disavantazhi barazuam. Kam rezerva për 11-metërshin, por nuk mund të flas me siguri. Elbasanit i uroj suksese” – tha ai.