Nga Klevis Bakillari

Po ta fotografosh sot pozitën politike të PD , kuptohet se qëndron në majën e opozitarizmit piramidal! Shfaqjet agresive nëpër rrugë, djegia e karrigeve apo thyerje banerash marketingu, janë aksione si për të amballazhuar bukur një produkt politik në skadencë. Qëllimet e PD janë komplet hileqare!
Kreditet e PD janë poshtë në bursën ndërkombëtare!

Mendon të ngrejë Shqipërinë në këmbë,(për të rrëzuar PS ka ekskluzivitetin vetëm populli i majtë) për të verifikuar dyshimet mbi udhëheqjen e opozitës. Eklipson vetëm mediatikisht forcat e reja pasiqë janë rrëziku ekzistencial për të.
Godet me këmbë karrige për t’u dukur si brinjë Adami që mund të krijojë ‘jetë politike’ por bëhet heshta që ia ngulë vetëvetes. Përvojën e dhunës ‘Perëndimi’ nuk e pranon as si dhuratë!

Kthimi i fundit në Kuvend është dorëzimi i parafundit para datës së zgjedhjeve. Kthehet në Kuvend si imazh i ngritur vizual i opozitës demokrate por e thërrmuar në besueshmëri. Jo për buxhetet apo ligjet as për qytetarët, por vetëm për hileqarët. Të mos harrojmë se PD braktisi mandatet dhe qytetarët, duke braktisur veten në një rikthim të pamundur. Mekanizmat e mëpasshme janë vetëm teknikalitete të zeza si për t’i lënë në dorë Kryeministrit çekun e bardhë ku mund të shkruaj opozitën e tij të deshirueshme!

Duket që PD është mposhtur brënda vetes.
Dhe brënda vendit. Ndaj hera herës kur shfaqet një okazion si për të shfajësuar veten në publik ndaj sanksionimit amerikan, me rastin e rikthimit të Presidentit Tramp; apo për të bindur veten për ringjallje-rijetësim publik si me rastin e fenomenit Luiz, PD vetëm sa na shtonë mosbindjen e rikthimit ne pushtet. Produktet që vjelë sot shoqëria shqiptare, janë investime të administratës ‘Tramp’ dhe janë investimet më përcaktuese për çlirimin e shoqërisë e demokracisë! Presidenti Tramp ashtu si fenomeni Luiz , pas të cilëve PD e sanksionuar dhe dembelosur rrugëve, krijoi aleat imagjinar, janë vitrina ku PD është përplasur e thyer veten.