Dictionary.com ka shpallur “demure” si fjalën e vitit 2024.

Në një njoftim, faqja e internetit tha se kjo fjalë pati “rritje meteorike” gjatë vitit 2024, rreth 1200% nga janari në gusht dhe kulmi ishte gjatë verës si pasojë e ndikimit nga TikToker-ja Jools Lebron me fjalinë “very demure, very mindful” dhe mijëra videove që ‘shkundën’ rrjetin.

“Demure” (modeste) përdoret për të përshkruar një sjellje të rezervuar dhe diskrete, por Dictionary.com thotë se “një përdorim i ri është shpërndarë në rrjetet sociale” duke treguar lidhjen e re të fjalës me pamjen e dikujt dhe mënyrën si veprojnë në punë apo në vendepublike.

Satira e kësaj fjale shprehet qartë në një video në TikTok ku Lebron thotë se do të tregohet “very demure, very mindful” kur të dalë në një klub nate. Të famshëm si Kim Kardashian, Jennifer Lopez dhe RuPaul, drejtuesi i “Drag Race” e kanë përdorur trendin për të reklamuar produktet e tyre.