Një video skandaloze ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku një adoleshent është tallur me vrasjen e 14-vjeçarit në Tiranë. Adoleshenti që u procedua sot dhe me banim në SHBA deklaronte në video se viktimës “mirë ia bënë”, ndërsa ai cilësohej nga personat rreth tij si “gjuajtës”.

Të miturit tallen në TikTok me 14-vjeçarin e vrarë, vrasësin e quajnë “gjuajtës”
Menjëherë pas publikimit të videos, i mituri është proceduar penalisht edhe nga policia.
Pas kësaj, i mituri ka kërkuar falje për fjalët që ka thënë. Ai tha se iu kërkon shumë falje të afërmve të viktimës dhe të gjithë shqiptarëve.

“Kam bërë shumë gabim. I kërkoj falje djalit që ka nxjerrë foto. I kërkoj shumë falje familjes, u kërkoj falje të gjithëve, shokëve të atij, shoqeve të tij, ju kërkoj falje të gjithë shqiptarëve. Është gabimi im, më falni, më falni, më falni”, ka thënë i mituri në mesazhin e tij për JOQ.