Është shtyrë për në datën 16 dhjetor seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë, të cilët akuzohen për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Lidhur me këtë ka komentuar në “News Line”, analisti Arben Meçe, i cili ka deklaruar se kjo çështje nuk përbën më lajm. Ai ka theksuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është goditja më e rëndë për Berishën.

“Nuk e kuptoj pse I duhet koha, atyre I duhet ta mbyllin sa më shpejt këtë çështje që të kenë mundësinë e rankimimit të metejshëm. Nuk është seancë gjyqësore, por është seanca më e rëndësishme e zhvilluar ndonjëherë deri më sot për zotin Berisha, që ishte zbardhja e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte goditj më e rëndë që është dhënë ndonjëherë për Berishën, sepse rrëzoi predentimet e Berishës mbi bazën që rrodhën gjithë vendimet e mëtejshme. U vërtetua përfundimisht që SPAK kishte të drejtën e tij ligjore. Ç’ka do të thotë që veprimi I Berishës ishte jo ligjor dhe kur kërkesa e tij është jo korrekte, është absolutisht i penalizueshëm në kuptimin politik gjithmonë”, u shpreh Meçe.

Më tej, ai foli dhe për protestën e paralajmëruar ditën e martë nga opozita, duke theksuar se nuk ka si synim të tërheq qytetarët pranë vetes, por sjellja e Berishës tregon dëshpërim. Ai ka thënë se bllokimi i rrugëve është një vepër penale, që i cënon lirinë qytetarëve.

“Këto janë lëvizje që tregojnë dëshpërim, por të gjithë duhet ta kuptojnë që liria e dikujt që e demostron, përfundon atje ku cënon lirinë time. Në qoftë se -ti me këtë veprimtari cënon lirinë time, atëherë kjo nuk është më veprimtari politike.
Lëvizje duke pretenduar që do të bllokosh aktivitetin e qeverisë, apo do të sensibilizosh qytetarin për tu bashkuar në këtë lëvizje, të gjitha këto plane që unë mendoj dhe është vërtetuar që asgjë nuk është realizuar nga këto. Ajo që mbetet nga ky realitet është bllokimi i rrugëve dhe acarimi i nervave të qytetarëve të cilët nuk ia kanë borxh askujt, të cilët në luftën e tyre për pushtet ti cënojnë lirinë e lëvizjes.
Ti bëj çfarë të duash zotëri, por ti nuk ke të drejtë që ti bllokosh lirinë qytetarëve shqiptarë. Nuk është thjesht bllokimi I rrugëve, por është cënimi I lirisë së lëvizjes dhe Berisha po ngre të gjitha pretedimet e veta”, tha analisti