Rusia ka nisur këtë të diel një nga sulmet më të mëdha me dronë e raketa.
Ushtarja e Ukrainës, Natalia Hrabarchuk, shkatërroi një dron rus me një anti-tank gjatë një sulmi masiv këtë të diel.
Video e Natalia Hrabarchuk po bën xhiron e rrjeteve sociale, për shkak të historisë së veçantë të saj. Para se të bashkohej me ushtrinë e Ukrainës, Natalia punonte si edukatore në një kopsht fëmijësh.
Më shumë se 90 dronë dhe 150 raketa janë dedektuar nga radarët në disa zona të Ukrainës.