Rekordet botërore Guinness celebruan përvjetorin e 20-të duke ftuar për një takim çaji në Londër dy fitueset e tyre, gruan më të shkurtër dhe atë më të gjatë në botë.

Por kur dy njerëzit me diferencë madhore gjatësie u takuan, megjithë ndryshimin fizik, kuptuan se kishin shumë të përbashkëta, shkruan rrjeti britanik Ladbible.

27 vjecarja turke Rumeysa Gelgi, dizenjatore faqesh interneti, është aktualisht gruaja më e gjatë në botë, duke arritur në 215.16cm.

Ndërsa 30-vjeçarja indiane Jyoti Amge – e cila ka luajtur dhe në disa filma – mban rekordin Guinness si gruaja më e shkurtër në botë, me gjatësinë prej vetëm 62.8cm.

Amge ka një formë nanizmi prej ndryshimeve gjenetike në krahë e këmbë, sipas mjekëve të  Cleveland Clinic.

Amge e Gelgi u takuan në hotelin Savoy ku folën për eksperiencën e të njohurit me dikë që ishte në pamje “kaq i ndryshëm nga vetvetja e tyre”.

Gelgi tha se ishte e mrekullueshëm të takohej me Jyoti për herë të parë, edhe pse nganjëherë ishte e vështirë ta shikonte në sy prej diferencës së gjatësisë.

Gelgi tha se ato kishin shumë gjëra të përbashkëta: “Ne të dyjave na pëlqen kujdesi për veten, të lyejmë thonjtë.”

Ndërsa Amge pranonte se mërzitej kur shihte vetëm njerëz më të gjatë se vetja, por tha se ishte e lumtur që njohu “gruan më të gjatë në botë”.

“Jam e lumtur që u njoha me Rumeysa, ajo ka një natyrë të mirë dhe isha shumë e qetë kur flisja me të”.

Përfaqësuesi i rekordeve Guinness, Craig Glenday tha: “Rekordet Guinness celebrojnë diferencat, dhe duke bërë bashkë këto dy gra të mrekullueshme, ato mund të ndajnë eksperiencën e jetës së tyre me njëra-tjetrën dhe me ne”.