Një lum komentesh negative ka shkaktuar dalja e parë e kandidates demokrate për zgjedhjet në SHBA, Kamala Harris, e cila vetëm disa javë pas humbjes përballë Donald Trump shpërndau mesazhin e saj duke falënderuar mbështetësit.

Harris u shfaq në ekran dukshëm e zhgënjyer dhe e dëshpëruar dhe videoja prej 28 sekondash e postuar në platformën ‘X’ nga Komiteti Kombëtar Demokratik është kritikuar për paraqitjen e zv/Presidentes.

Sytë e tradhtojnë Harris që shpreh lodhjen e dukshme dhe mënyra sesi shprehet duke tepër e dëshpëruar.

“Kush mendoi se kjo ishte një ide e mirë? Për kë është kjo? Çfarë po thotë ajo? Sërish, do të përsëris se po udhëhiqemi nga idiotë,” pyeti Tyler Austin Harper, një kontribues i The Atlantic.

“Pse të publikosh një video ku ajo duket kaq e dehur?” pyeti autori Bethany Mandel.

“Asnjë politikan tjetër që nuk urrehet nga stafi i tij nuk do të kishte publikuar një video të tillë,” shtoi Dan McLaughlin, shkrimtar në National Review Online.