Përfaqësuesja e diplomacisë ruse u udhëzua gjatë një konference për shtyp të mos komentojë sulmin kundër qytetit ukrainas Dnipro, ku sipas Kievit u përdor një raketë balistike ndërkontinentale. Gjatë kësaj konference për media, Maria Zakharova është ndërprerë nga një telefonatë, sipas videos zyrtare të këtij takimi të transmetuar drejtpërdrejt në YouTube nga Ministria e Jashtme ruse. Më pas dëgjohet një zë në telefon duke i folur asaj me një ton serioz.
“Për sa i përket goditjes me raketa balistike në Ioujmach (fabrika), për të cilën perëndimorët kanë filluar të flasin. Mos komentoni fare”, thotë bashkëbiseduesi i saj i panjohur, i cili nuk përmend asnjë raketë.
“Po, faleminderit”, përgjigjet Maria Zakharova, përpara se ta mbyllë telefonin dhe të vazhdojë konferencën për shtyp.
Fabrika e prodhimit të satelitëve Pivdenmach ndodhet pranë qendrës së qytetit të Dnipro, në Ukrainën qendrore-lindore. Sipas Forcave Ajrore të Ukrainës, Dnipro është shënjestruar mëngjesin e sotëm nga raketat ruse të llojeve të ndryshme, duke përfshirë një raketë balistike ndërkontinentale, që është hera e parë që ndodh në një konflikt deri më tani në histori.
wow, in the middle of her press briefing just now, Russian Foreign Ministry spokeswoman Maria Zakharova got a phone call from someone instructing her not to comment on today’s ICBM allegations. pic.twitter.com/rH3fpoxIHQ
— Kevin Rothrock (@KevinRothrock) November 21, 2024