Euronews Albania ka siguruar pamjet e atentatit ndaj biznesmenit Eduart Reçi disa ditë më parë në Tiranë.

Në pamjet video shihet 52-vjeçari teksa qëndron në këmbë para pallatit ku banonte duke kontrolluar telefonin, kur qëllohet me një plumb në kokë dhe bie menjëherë në tokë.

Ditën e sotme Gjykata caktoi masën e sigurisë “Arrest me burg” për Shkëlqim dhe Florjan Dukën, autorët e dyshuar të vrasjes së biznesmenit Eduart Reçi.

Gjatë seancës së mbajtur këtë të martë, dy vëllezërit e kanë mohuar akuzën se ata janë autorët e vrasjes së biznesmenit.

Shkëlqim Duka, oficeri i policisë gjyqësore, dyshohet se është dhe qitësi që bëri të mundur ekzekutimin e biznesmenit mbrëmjen e 13 nëntorit.

Shkak i konfliktit është bërë një pronë në lagje, për të cilën biznesmeni ishte në konflikt me dy vëllezërit.