Teksa vetëm pak minuta na ndajnë nga starti i sfidës Shqipëri-Çeki, në rrjet ka qarkulluar një video e cila përfshin tifogrupin “Plisat”. Ata shfaqen në video duke mbajtur një flamur çek, teksa i vënë flakën.
Kjo duket si një hakmarrje pas flamujve të hapur në Pragë që përmbanin gjeste anti-sportive.