Ti je një kurvë… nuk më pëlqen”. Një frazë e ngjashme ishin fjalët e kapitenit të Argjentinës, Leo Messit, drejtuar gjyqtarit brazilian në një ndeshjeje zyrtare, të cilat duhet të çojë në sanksione disiplinore.

Kjo ndodhi në fundin e pjesës së parë të ndeshjes mes Paraguait dhe Argjentinës, e luajtur në Asuncion dhe e fituar 2-1 nga vendasit. Protagonistë janë kapiteni i Albiceleste, Lionel Messi dhe arbitri brazilian Anderson Daronco.

Nuk ishte parë ndonjëherë një shpërfytyrim i tillë i yllit argjentinas. Lojtari i Inter Miami u zemërua me drejtimin e ndeshjes dhe në veçanti kundërshtoi rastin për të mos i dhënë kartonin e dytë të verdhë mbrojtësit Omar Alderete për një faull të bërë ndaj tij në minutën e 37-të. Një zhgënjim që u shndërrua në një zemërim, kur Alderete, lojtar i Getafe, shënoi golin e dytë të Paraguajit, duke i dhënë fitoren ekipit të tij.

“Po e mërzit veten, nuk më pëlqen”,- do të kishte thënë tetë herë fituesi i “Topit të Artë”, i zhgënjyer nga humbja e dytë e Argjentinës në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Dikush padyshim pyetet, pse ish-ylli i Barcelonës u shpërfytyrua?