Është hapur sot për qarkullim ura re në hyrje të qytetit të Kukësit.

Ura e hekurt që i ka kushtuar shqiptarëve plot 36 milionë euro, pritet të lehtësojë ndjeshëm trafikun, kryesisht për mjetet që udhëtojnë drejt dhe nga Kosova.

Kryeministri Edi Rama, teksa ka shpërndarë një video në rrjetet sociale, ironizon zërat që qarkullonin se ura e Kukësit kishte pësuar defekt dhe ndaj qëndronte e mbyllur.

“Për hajër URA E MADHE E KUKËSIT Dhe një lutje e sinqertë për ata që thoshin ra ura, u ndryshk ura, u prish ura: Kur të kaloni mbi urë ta gëzoni po aman shani sa më shumë, se plas syri i keq dhe na shtoni inatin për punë”, shkruan Rama në Facebook.