Pas konferencës për media ishin të pranishëm, trajneri i Kosovës Franco Foda dhe Amir Rrahmani, ndërsa lojtarë të tjerë prisnin në korridor. Një zyrtar rumun i cili kishte leje hyrje ka provokuar Edon Zhegrovën.
Pas kësaj Taulant Hodaj reagon së bashku me menaxherin Bajram Shala, ndërsa Edon Zhegrova qëndronte afër presidentit të FFK-së, Agim Ademi.
“Nuk mundesh të flasësh me lojtarët tanë ashtu”, dëgjohet duke thënë Shala sipas medias vendase.