Virgil Van Dijk, mbrojtësi i Liverpool, tha se ai nuk ka nevojë për një “ndjenjë hakmarrjeje” për t’u përballur me Real Madridin, por siguroi se mos fitorja qoftë edhe e nje ndeshjeje ndaj bardhezinjve është “zhgënjyese”.
Në një prononcim për gazetën kryesore të qytetit “Liverpool Echo”, qendërmbrojtësi holandez foli për përballjen me Real Madridin, klub ndaj të cilit Liverpool nuk ka mundur të fitojë në tetë ndeshjet e fundit, duke marrë vetëm një barazim në atë kohë dhe duke humbur dy finale të Champions League dhe duke u eliminuar dy herë, në raundin e dytë dhe çerekfinalet e këtij kompeticioni.
“Të jem i sinqertë, nuk kam nevojë për ndjenjën e hakmarrjes për t’u përgatitur. Por është Liga e Kampionëve. Është një lojë e mrekullueshme, një duel shumë i bukur për tifozin neutral dhe ne duam të dominojmë dhe të marrim një fitore”,- tha Van Dijk.
“Unë kurrë nuk i kam mposhtur ata. Ky rekord është zhgënjyes, kështu që ne duhet të rikuperohemi dhe të jemi gati për këtë ndeshje,”- shtoi Van Dijk, i cili nuk ishte i pranishëm në raundin kualifikues të 2021, por ishte i pranishëm në finalet e 2018 dhe 2022 dhe raundi i 1/16 në 2023.
Liverpool vjen në ndeshjen e kësaj të mërkure si favorit, duke qenë lider i Premierligës me 31 nga 36 pikë të mundshme dhe në Champions League me 12 pikë të plota.