Ka ndërruar jetë në moshën 45 vjeçare anëtari i Gjykatës së Lartë, Darjel Sina.

Sipas burimeve, gjyqtari Sina vuante nga një sëmundje e rëndë, për të cilën kurohej prej muajsh, teksa ka ndërruar jetë në ambientet e QSUT.

Ai u dekretua si anëtar në Gjykatën e Lartë në prill 2022, ndërsa më herët mbante detyrën e Komisionerit Publik dhe përfaqësuesit të interesit të publikut në procesin e vetingut.