Edmond Haxhinasto është paraqitur këtë të martë prej orës 14:00 në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Mësohet se zyrtari i Partisë së Lirisë është thirrur për t’u marrë në pyejte lidhur me dosjen ‘Meta’ për lobimin e LSI në SHBA dhe aferën CEZ-DIA.
Ai ka mbajtur pozicionin e Ish-ministrit të Transportit dhe pozicionin e ish-ministrit të Jashtëm gjatë kohës kur Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, sot Partia e Lirisë ishte në bashkëqeverisje, fillimisht me Partinë Demokratike dhe më pas në mazhorancë me PS.
Akuzat dhe masat e sigurisë në dosjen Meta
– Ilir Meta – ‘arrest me burg’
– 3 akuza: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
– Monika Kryemadhi- ‘detyrim paraqitjeje’
3 akuza – “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rrëmë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.
– Ema Çoku- ‘detyrim paraqitjeje’
Akuza: Pastrim i produkteve të veprës penale e kryer në bashkëpunim.
– Piro Xhixho- Detyrim me paraqitje
Akuza: “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.