Presidenti i Republikës Bajram Begaj nis ditën e nesërme konsultimet me partitë politike në funksion të dekretit për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Të mërkurën Presidenti Begaj do presë në takim kreun e PR, PBDNJ, PDIU, LZHK.
Të enjten do të presë përfaqësues nga PL. Konsultat me dy partitë kryesore, PS dhe PD, Presidenti do t’i zhvilloje ditën e hënë 2 Dhjetor.