Elita e futbollit shqiptar zhvilloi dy ndeshjet e para të javës 17-të. Egnatia triumfoi 1-0 ndaj Skënderbeut, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme. Kampionët e Shqipërisë reklamuan një prekje me dorë të Vaskez në të 49-tën minutë, me 11-metërshin që u konfirmua pas kontrollit nga sistemi VAR. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Lushkja, i cili ndezi festën në Rrogozhinë.
Takimi u kthye në malore për korçarët, pasi Albi Doka u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 58-të, pas një ndërhyrje të ashpër.
Shifrat mbeten të njëjta deri në fund, me Egnatian që tashmë ka 30 pikë dhe renditet në vendin e parë. Skënderbeu, është në vendin e nëntë me 14 pikë.
Në Kurbin, barazim 0-0 ndërmjet Laçit dhe Dinamos. Rasti më i mirë i takimit ishte ai i Melos për vendasit, i cili dështoi të përkthente në gol një penallti të fituar nga Tresa. Laçjanët kanë 17 pikë dhe janë në vendin e 8-të, ndërsa dinamovitët janë në vendin e 3-të me 28 pikë.