Nga Hermes Kafexhiu/

1. Për të gjithë ata që nuk e dinë, se kush është Niko Kanxheri, që unë do e marr si shembull në këtë fillim shkrimi, ju tregoj se ai është një aktor i njohur i filmave shqiptar. Jo nga ata të njohurit fare, siç do thoshte në një gjuhë të thjesht një muhabetçi në një kafene të zakonshme.

Në mos gaboj ai ishte 20 vjeç kur merr rolin e tij të parë në kinematografi. Një asistent regjisor i Dhimitër Anagnostit e ndalon në rrugë dhe i thotë se do duhej të vinte për një kinoprovë në Kinostudio për një rol në filmin ‘Malet me blerim mbuluar’.

Kur Nikos i thanë se do të luante rolin e Domenikos, një ushtari italian të braktisur pas kapitullimit në Luftën e Dytë Botërore, një rol që zgjaste vetëm 5 minuta në film, ai u përgjigj:

-Jo nuk mund ta luaj dot, nuk mund të transmetoj dot unë dramën e madhe të atyre qindra e mijëra ushtarëve që braktisën vendet e tyre për t’ju bindur vendit të vetë.

Ky është mesazhi i parë i përgjegjësisë për këtë 8 DHJETOR.

2. Një personazh tjetër që nuk është pothuajse fare i njohur që quhet Jolta Gurra, ish shoqe e klasës time. Një talent matematike, e lindur për të luajtur me numrat një nga ata personazhe të jetës që nuk mund tja mohosh inteligjencën. Jolta në vitin e dytë të gjimnazit në vitin 2008 fitoi Olipiadën Ballkanike të Matematikës dhe pas fitores organizatorët e ftuan në podium dhe i thanë të thoshte dy fjalë. Ajo foli vetëm pak dhe midis të tjerash tha:

-Këtë fitore ia dedikoj të gjithë atyre që luftojnë për të zgjidhur probleme. Probleme nuk ka vetëm matematika. Unë e zgjidha problemin tim dhe ju mund ta zgjidhni.

Ky është mesazhi i dytë i përgjegjësisë për këtë 8 DHJETOR.

3. Tjetra është Elekra Kadriaj, një studente arteve shumë dimensionale. E cila në bisedë e sipër më tha se kishte filluar të përkthente një dramë që ende nuk ishte në shqip nga Henrik Ibsen, ‘Kur ne të vdekurit zgjohemi’ (When We Dead AWwaken). Kishte arritur deri në 50 faqe, edhe në mos gaboj nuk i ka mbushur ende të 20-at. Do ta çoj deri në fund më tha. Për ata që ia dinë kësaj pune, të përkthesh Ibsen në shqip është si të ndërtosh një naftëmbajtse.

Ky është mesazhi i tretë i përgjegjësisë për këtë 8 DHJETOR.

4. Një histori tjetër, personin nuk po e përmend si emër, është gjatë një dialogu kur ajo ishte vetëm 19 vjeç, më tregonte në bisedë e sipër sepse institucioni i shkollës do duhet të ndryshonte në Shqipëri. Do duhet të ndryshonte rrënjësisht metoda, qëndrimi disiplinues i vjetëruar dhe mbi të gjitha më argumentonte midis të tjerash sepse ishte kundra shkollës që servirej këtu. Edhe përdori një fjali atëhërë ‘shkon për hapësirë, aty ku nuk ka hapësirë’.

Gëzuar 8 Dhjetorin !