Ish-ndihmësmjeku psikiatër Gjin Lleshi i ftuar në Shqip nga Dritan Hila në DritareTv tregoi historinë e Sali Berishës me mjekun neuropsikiatër shqiptar Ulvi Vehbiu.

Zoti Lleshi, i cili punoi për disa vjet me doktor Vehbiun, thotë se Berisha e ka pasur gjithmonë armik neuropsikiatrin, madje edhe në mbledhjet e partisë kishin kontradita.

Pasi Berisha u bë prësident, thotë zoti Lleshi, doktor Vehbiu u shkarkua nga puna edhe u largua nga Shqipëria në SHBA sepse nëse do qëndronte do të vritej.

“Profesor Vehbiu ishte njeriu që revolucionarizoi psikiatrinë shqiptare. Ai ishte fati ynë. Por kur u ndërrua sistemi ne e dinim që profesor Vehbiu do të goditej. Sepse në pushtet erdhi doktor Berisha. Ne që punonim në spital e dinim mire këtë.

Edhe në mbledhjet e Partisë së Punës ne e shihnim se kishin probleme. Jeta e partisë e doktor Berishës dhe profesor Ulviut bëhej në fakultet, sepse ishin komunistë të dy. Berisha ka pasur probleme me këdo. Por ishin profesorët tanë dhe të nderuar që e ekuilibronin.

Një nga këta profesorë ishte Ulviu. Sa herë kishin probleme me Berishën i thoshin: “Profesor merru me Salën.” Se e mjekoi me psikoterapi, apo mjekime, atë e di profesori që nuk jeton më. Pas 90 ne i thoshim njëri-tjetrit që profesor Vehbiun do ta eliminonin fizikisht.

Ne fillim profesor Vehbiun e pushuan nga puna. Ai u nis për në Amerikë. Dhe doktor Vehbiu u largua dhe bëri shumë mirë se ishte i rrezikuar. Profesor Vehbiu ishte kaq i madh sa edhe po ta pushkatoje, nuk do thoshte se ka mjekuar Sali Berishën”, thotë Lleshi.