Një adoleshente 18-vjeçare britanike po lufton për jetën në Shqipëri.

Kështu raportojnë media të shumta angleze, sipas të cilave, Pamela Mema u plagos në një aksident horror.

18-vjeçarja kishte udhëtuar në Shqipëri për të festuar ditëlindjen e motrës kur u përfshi në aksident.

Familja e saj ka hapur një llogari në GoFundMe dhe kërkon ndihmë për ta dërguar për trajtim në Londër.

“Tani duhet urgjentisht ta kthejmë Pamelën në shtëpi në Londër, në mënyrë që ajo të marrë kujdesin më të mirë mjekësor që i nevojitet me mjekët që kemi besim,” thotë familja, e cila kërkon që ajo të transportohet me një ambulancë ajrore.

Deri tani janë mbledhur 75 mijë sterlina nga 100 mijë që nevojiten.