Sergio Ramos nuk është i dëshpëruar, por po pret një shans të fundit në karrierë, që për të do ishte përmbyllja më emocionuese e jetës.

Sipas AS, mbrojtësi spanjoll ende ushqen shpresat për një rikthim të mundshëm te Real Madrid, pavarësisht se nuk ka më fuqinë dhe shpejtësinë e viteve të kaluara.

38-vjeçari mendon se do të ishte një opsion i mirë, duke qenë se në “Bernabeu” David Alaba, Eder Militao dhe Dani Carvajal kanë dëmtime të ndërlikuara, sidomos ky i fundit.

Gjithsesi, deri tani Florentino Perez nuk ka lëshuar asnjë sinjal pozitiv për këtë rikthim. Ai mendon se skuadrës i duhen lojtarë të rinj.