Arrestohet aktori i humorit, Rezart Veleshnja. Veleshnja ka rënë në pranga për mashtrim pasi i ka marrë makinën një mikut të tij në mirëbesim dhe më pas ia ka shitur dikujt tjetër për 2 milionë lekë të vjetra.
Pronari ka bërë denoncim në polici dhe brenda pak orësh është sqaruar se Veleshnja e kishte shitur dhe është arrestuar për mashtrim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasin R. V, banues në Tiranë, pas me anë të mashtrimit, i ka marrë një automjet, shtetasit Y. T., dhe më pas e ka shitur.”, njoftoi policia e Durrësit./abcnews.al