Analisti Ilir Demalia vlerësoi arritjet e SPAK dhe rolin e BE dhe SHBA në mbështetjen e dhënë, por ai tha se gjendja e lidhjes së krimit me politikën është shumë e thellë dhe SPAK duhet të jetë më i fortë.

Demaliaj nxori në pah si precedent rastin e Gërdecit, ku u shpreh se “fajtorët janë të lirë” dhe nuk ka asnjë të dënuar apo përgjegjës për ngjarjen, edhe pse kanë kaluar vite, edhe pse emrat e lidhur janë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe djalit të tij, Shkëlzen Berisha.

“Kur do bëjë drejtësi drejtësia me Gërdecin, apo kur të vdesi Berisha dhe të iki djali i tij”, u shpreh Demalia mes të tjerave në Report TV.

Më tej, Demalia kujtoi se një drejtësi e vonuar është e mohuar.

“Sa do vonohet drejtësia, kur të vdesi Berisha apo kur të largohet djali i Berishës? SPAKU por “së paku”, ka krijuar një tërmet realisht, por këta që kanë krijuar politikën dhe krimin kanë financa të mëdha, fuqi paraje. Por deri dje nuk mendohej se do hetoheshin apo arratiseshin kryeministra, zv/kryeministra dhe ministra. Por ata kanë vjedhur, abuzuar me pushtetin.

Shqipëria vendi më i varfër, s’ka zhvillim ekonomik, infrastrukturor, njerëzit ikin, largohen. Kush e krijoi këtë gjendje? Ky mosndëshkim krimi në 30 vjet, për këtë do dhënë kredit SPAK-un. E ka krijuar Europa dhe SHBA-ja, janë dhënë 500 milionë euro. Se po të ishte për shqiptarët.

Nuk ka nevojë, të shkojnë të rrethojnë Gjirin e Lalzit apo Kodrën e Diellit. Po flas për paret e dukshme, jo të padukshme. Ndaj kemi këtë klasë feudësh politikë. Nuk është e lehtë për SPAK të ballafaqohet me këta. Inceneratorët janë një varr i hapur dhe duhet vepruar sa më shpejt, s’mund ta lëmë kështu”, shtoi Demalia.